Lajme

Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevës

Sot, në përvjetorin e masakrave në Podujevë ndaj anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu dhe ministri Konjufca bënë homazhe në nderim të civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.

Haxhiu tha se 27 vjet më parë, njësiti famëkeq serb i njohur edhe për krimet në Bosnje “Shkorpionët” qëlluan mbi 21 civilë shqiptarë në Podujevë.

Lexo më shumë  Kalon në parim Projektligji për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme

“Së pari vranë të moshuarit Hamdi Duriqi dhe Selman Gashi, pastaj i nxorën nga shtëpia ku po qëndronin 7 gra dhe 12 fëmijë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu. 32 plumba qëlluan mbi trupat e pesë fëmijëve të familjes Bogujevci. Saranda, 13 vjeçare, Fatosi 12 vjeçar, Jehona 11 vjeçare, Liria 8 vjeçare dhe Genci 6 vjeç, u mbijetuan plagëve të rënda”, theksoi Haxhiu.

Në këtë masakër Saranda Bogujevci humbi 16 anëtarë të familjes, ndërsa ajo vetë u mbijetoi 16 plumbave.

Lexo më shumë  Qorolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim, ta votojmë Presidentin dhe Projektligjin për Specialen

“Ne nuk i harrojmë këto krime të Serbisë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. Gjaku i të rënëve nuk do të humb kurrë. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta!”, theksoi Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player