KryesoreLajme

Kurti në 27-vjetorin e SHKK-së: Kemi arsye për krenari, por edhe përgjegjësi për të ardhmen

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar sot 27-vjetorin e themelimit, në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Kurti e cilësoi Shërbimin Korrektues të Kosovës si një institucion tejet të rëndësishëm për sundimin e ligjit dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke vlerësuar përparimin e arritur ndër vite.

Ai shprehu mirënjohje për stafin korrektues, i cili, sipas tij, me profesionalizëm dhe përkushtim kryen një punë të vështirë, por jashtëzakonisht të rëndësishme.

Kurti theksoi se Shërbimi Korrektues… po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e praktikave të avancuara në këtë fushë, ndërsa shtoi se qeveria, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe SHKK-në, ka vazhduar investimet në kapacitete të reja dhe përmirësimin e kushteve institucionale.

Lexo më shumë  Begaj kujtohet për studentët e Shkupit, por harron studentët që protestojnë në Tiranë

Kreu i qeverisë nënvizoi se suksesi i një sistemi korrektues nuk duhet të matet vetëm me ndëshkimin, por edhe me aftësinë për të parandaluar delikuencën dhe për t’u ofruar të dënuarve mundësi për edukim dhe riintegrim në shoqëri.

“Burgu nuk është thjesht vetëm një ndëshkim. Suksesi ynë nuk matet vetëm me ndëshkimin që bëhet, por edhe me parandalimin e delikuencës. Këto janë hapa konkret drejt një sistemi, një institucioni që nuk e sheh dënimin vetëm si kufizim të lirisë, por dhe një shansë për edukim, dhe rikthim në shoqëri”, tha ai.

Në fund, ai tha se rezultatet e arritura gjatë 27 vjetëve janë arsye për krenari, por edhe përgjegjësi për të ardhmen, duke siguruar se qeveria do të vazhdojë të mbështesë Shërbimin Korrektues… në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e mëtutjeshëm të institucionit.

Lexo më shumë  Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit ndaj anijes luftarake ruse pranë Libisë

“Vlerësimet dhe rezultatet e arritura janë arsye për krenari për ju dhe gjithë ne, por dhe përgjegjësi për të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm që mbeten sfida. Do të presim gjithnjë më shumë prej juve. Qeveria në këtë ngritje të vazhueshme, do të jetë përherë mbështetëse e SHKK-së për ngritjen e kapaciteteve profesionale. Ky është misioni që duhet të vijojë me përgjegjësi e përkushtim. Faleminderit për rolin dhe kontributin për shumë vjet”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player