Bota

Putini vret fëmijë në Ukrainë, Stoltenberg: NATO të bëhet gati për luftë me Rusinë

NATO duhet të përgatitet për një përballje dhjetë vjeçare me Rusinë. Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, i cili bën thirrje për zgjerimin sa më të shpejtë të industrisë së mbrojtjes së vendeve anëtare.

Ai kërkon që të kalohet nga ritmet aktuale në përshpejtim më të madh të prodhimit të armëve dhe mjeteve të luftës. Stoltenberg nënvizoi se perëndimi do të vazhdojë ndihmat për Ukrainë, për t’i rezistuar pushtimit rus.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Megjithatë situatë në terren po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ushtria e Vladimir Putin ka lëshuar përsëri sulme ndaj zonave civile duke lëshuar dronë në Kharkiv.

Raportohet se kanë humbur jetën 7 persona, mes të cilëve 3 fëmijë. Kievi njofton se gjatë natës rrëzoi 23 nga 31 dronët e lëshuar nga Rusia. 

YouTube player