Lajme

Kurti pasdite viziton Shkupin, merr pjesë në një konferencë

Kryeministri Albin Kurti pasditen e sotme pritet të vizitoi në Maqedoni të Veriut. Për këtë arsye Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që komunikacioni në Shkup do të organizohet me kufizime.

“Me rastin e vizitës së paralajmëruar të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit të Shkupit”, ka njoftuar Ministria për Punë të Brendshme e këtij shteti.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

Mediat në maëerdoni raportojnë se Kurti do të jetë panelist në një konferencë me temë “Politikat progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor” do të mbahet në orën 18:30, në Hamam Daut Pasha, organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert.

Përveç Kurtit, raporetohet se në panel do të flasin kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Lars Klingbeil, kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, lideri i Partisë për liri dhe drejtësi, Dragan Gjilas, pastaj i pari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, Ivan Vujoviq, nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Ivan Vukoviq.

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme
YouTube player