Sport

Shqiptarët “pushtojnë” Turqinë, edhe një tjetër futbollist i Kombëtares transferohet në ligën turke

Pas Serie A, Turqia po kthehet në oazin e preferuar për futbollistët kuqezi, me këta të fundit që po krijojnë një koloni të vërtetë.

Pas Cikaleshit, Rey Manaj, Roshi, Dejvi Bregut, Muçit e shumë të tjerë, në Turqi, në orët e fundit të merkatos zbarkoi edhe Arbnor Muja.

Në mënyrë surprizë sulmuesi shqiptar u largua nga Belgjika, nga Royal Antwrp për t’u transferuar te Samsunspor. Klubi turk me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi transferimin e Mujës:

Lexo më shumë  Si do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike në Paris?

Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”-bëri me dije klubi turk.

Kjo lëvizje vjen pas një periudhë jo shumë pozitive të Mujës në Belgjikë ku humbi jo pak nga statusi i tij titullar. Muja shpreson që me këtë transferim në Turqi të këtë më shumë minuta për të qenë në kushte optimale për “Euro2024”.

Lexo më shumë  Si do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike në Paris?

Rruga Press

YouTube player