Bota

Putini vendos një kusht për ta shmangur luftën

Prioriteti i Moskës është të sigurojë arritjen e garancive të sigurisë me NATO-n për ta ruajtur paqen, “jo një konfrontim”, tha të hënën presidenti rus Vladimir Putin, duke paralajmëruar megjithatë se pranimi i Ukrainës në NATO do të përbënte një kërcënim sigurie për Rusinë, raporton CNN.

“Në muajt e fundit, në fund të vitit të kaluar, ne i shtuam përpjekjet tona me partnerët tanë kryesorë në Washington dhe NATO për të rënë dakord përfundimisht për masat e sigurisë dhe për të garantuar zhvillimin paqësor të vendit tonë. Ky është prioriteti ynë, jo një konfrontim”, tha Putin.

Lexo më shumë  BE vendos tarifa të reja për importet e grurit nga Rusia dhe Bjellorusia

“Por ne duhet ta kuptojmë realitetin në të cilin po jetojmë, dhe unë e kam thënë shumë herë tashmë se nëse Rusia përballet me një kërcënim si pranimi i Ukrainës në NATO, atëherë kërcënimi kundër vendit tonë do të shumëfishohet”, shtoi ai.

Duke folur gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë së Rusisë në Moskë, Putin theksoi se “përdorimi i Ukrainës si një mjet konfrontimi kundër Rusisë është një kërcënim serioz dhe i madh” për Moskën.

“Rusia është përpjekur gjithmonë t’i zgjidhë të gjitha konfliktet me mjete paqësore. Megjithatë, autoritetet e Kievit kryen dy operacione ndëshkuese në këto territore [Donetsk dhe Luhansk] dhe duket se tani jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi për herë të tretë”, tha Putin.

Nuk është e qartë se cilëve operacione po u referohej Putini.

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar atë që e kanë përshkruar si “dezinformim” dhe “provokime të qëllimshme” të Federatës Ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *