Bota

Putini nuk e duron poshtërimin – urdhëron arrestimin e pjesëmarrësve në varrimin e Navalnyt

Ende është herët të dihet sesa njerëz morën pjesë sot në funeralin e Alexei Navalny – por padyshim që është në mijëra.

Kishte një prani të madhe të policisë, të cilat zbatuan urdhrat e Kremlinit – arrestimin e njerëzve që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të kritikut të Vladimir Putinit.

“Jo luftës”, “Rusia pa Putinin” dhe “Rusia do të jetë e lirë”, ishin disa prej thirrjeve të pranishmëve në varrimin e 47-vjeçarit, shkruan bbc.

Shumë prej tyre janë arrestuar në mënyrë rutinore thjesht sepse mbanin pankarta që mbanin këto slogane.

Kujtojmë se autoritetet ruse kanë paralajmëruar se janë të paligjshme tubimet për varrimin e ish-opozitarit rus.

Ndryshe, Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus, ku po vuante disa dënime në saje të akuzave të sajuara.

YouTube player