KryesoreLajme

Presidentja Osmani: Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan, në Kosovë s’ka ndikim rus

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit turk Recep Taip Erdogan, është duke marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit Diplomatik në Antalya.

Në fjalën e saj Osmani foli edhe për rreziqet që i kanosen Ballkanit Perëndimor, duke përmendur kështu edhe Serbinë të cilën e quajti “dorë e zgjatur e Serbisë”.

Osmani theksoi se brenda Kosovës nuk ka fare ndikim rus e që sipas saj kjo e ka ndihmuar shtetin ta luftojë propagandën e Rusisë.

“Është një problem që nuk e kemi, nuk kemi përkrahës të Rusisë, asnjë fare, përtej që jemi fqinj me Serbinë që fatkeqësisht, është bërë dorë e zgjatur  e Rusisë në përpjekje për ta destabilizuar rajonin. Nu\k mujnd mun të gjejmë ndikim rus brenda Kosovës, kjo na ka ndikuar në luftën kundër propagandës Ruse që është e stërmadhe në rajonin tonë”, tha ajo.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Rusia sipas presidentes Osmani vazhdimisht përpjekjet të gjejë mundësi që ta zgjerojë konfliktin e saj që e ka filluar në Ukrainë.

“Historikisht Rusia është përpjekur të gjejë terrene të pjellshme që të zgjeronin konflikte, e kanë parë Ballkanin si tokë pjellore për konflikt. Kemi pasur krizë në rajon sepse interesi rus ka qenë ta kthejë rajonin tonë në vitet e 90-ta kur ka pasur luftëra”, tha ajo.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

“Me ndihmën e partnerëve kemi arritur ta ruajmë paqen për të cilën është luftuar shumë. Për çdo ditë që kalon, kjo u konfirmua edhe nga Zelensky, Rusia po e sheh Ballkanin si front të ri për ta sulmuar Perëndimin”, vijoi ai.

Presidentja Osmani tutje tha se lufta në Ukrainë ndikon edhe përtej saj, derisa shtoi se nëse Rusia ka sukses nuk do ndalet vetëm në Ukrainë por do ta zgjerojë luftën e saj.

Rruga Press

YouTube player