KryesoreLajme

Shpërthim në Lushnje, dyshohet së është plagosur deputeti i Partisë Socialiste

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, është plagosur këtë të premte në qytetin e Lushnjes.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një biznes dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej të cilëve deputeti i PS, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve për ndërtimin e një objekti. Nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë pasur kontakt me tensionin e lartë.

YouTube player