Lajme

Punësoi Talo Çelën në firmën e gruas, kush është Gentian Sharra

Ditën e sotme, Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharrës u janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 mln euro në qytetin e Elbasanit.

Por kush është Gentian Sharra?

Nga të dhënat hetimore Gentian Sharra, 48 vjeç është i implikuar në trafik të lëndëve narkotike, krime kundër personit dhe krime ekonomike.

Ai është i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit më 9 prill të 2019. Nga hetimet rezultoi se furgoni i përdorur në grabitje është modifikuar nga vëllezërit Çala në servisin e Gentian Sharrës, në fshatin Katund i ri në Elbasan.

Lexo më shumë  Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Ndërkohë Mustafa Sharra njihet edhe si miku i Talo Çelës. Është vërtetuar se për një periudhë kohore Talo Çela ka qenë si i punësuar tek firma e bashkëshortes së Gentian Sharrës, Olta Sharra.

Gentian Sharra u arrestua gjatë operacionit policor “Golden Bullet”, pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit.

Pasuritë e sekuestruara:

  • 1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
  • Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri.
  • Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri.
  • Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri.
  • Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri.
  • Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri.
  • Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri.
  • Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri.
  • 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.
Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *