Lajme

Publikohet fotografia e momentit kur ish-polici serb u arrestua në Jarinjë

Janë publikuar pamjet e serbit të arrestuar nga Policia e Kosovës, arrestim për shkak të të cilit janë vendosur barrikada në veri të Kosovës.

Serbi i arrestuar, ashtu siç raportohet se ishte ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, është dorëhequr së fundmi bashkë me kolegët e tij të të njëjtit nacionalitet.

Vendosja e barrikadave, është bërë nga një grup i serbëve, grup për të cilin thuhet se ka edhe persona të maskuar.

Lexo më shumë  Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit

Këto barrikada, ashtu siç raportohet, janë vendosur për arsye që të mos lejohet dërgimi i serbit të arrestuar në Prishtinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *