KryesoreLajme

Zyrtare: Zgjedhjet në veri shtyhen për në prill

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është vendosur që zgjedhjet për kryetarë të komunave të veriut të shtyhen për në muajin prill të vitit 2023, për shkak të nivelit të rrezikshmërisë. Pas takimit me përfaqësues të partive, Osmani ka thënë se ka marrë një raport të përbashkët të Policisë dhe Agjencisë Kosovare për Inteligjencë për vlerësim të nivelit të rrezikut. Ka refuzuar të japë detaje mbi raportin.

Zgjedhjet në veri paraprakisht ishte paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore një muaj më herët. Të gjithë kryetarët ishin nga Lista Serbe, që nisi bojkotin e institucioneve të Kosovës pasi Qeveria vendosi t’i ndëshkojë pronarët e veturave me targa ilegale. Kjo parti vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e reja. Por kur zyrtarët e zgjedhjeve shkuan në komunat veriore për t’u përgatitur për zgjedhje, u përballën me sulme me shok-bomba e armë. Si pasojë, një polic është plagosur.

Lexo më shumë  Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Të shtunën, Osmani ka mbajtur takim me përfaqësues të partive dhe pas takimit ka njoftuar se një raport i detajuar për gjendjen në veri i është dorëzuar edhe KQZ-së.

“Duke u bazuar në zhvillimet dua të ju njoftoj qe kam pasur kontakte edhe me institucione të BE-së dhe më kanë thënë që nuk do të marrin pjesë për vëzhgim për shkak të kohës së shkurtër. Bazuar në këto vlerësime propozimi ishte që të shtyhen zgjedhjet për kryetarë komunash. Erdhëm në përfundim të shtyhet për në prill”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria ka koston më të lartë në Evropë për dietën ushqimore

Shtyrjen e zgjedhjeve e kanë kërkuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

Nga e enjtja Policia ka rritur praninë në veri. I menjëhershëm ishte reagimi i Serbisë që kërcënoi me dërgim të ushtrisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *