Bota

Pse të rinjtë tajvanezë po përgatiten për luftë

“Miqtë, që e dinë se jam në Tajvan më kanë dërguar mesazhe gjithnjë e më alarmante – ‘Shpresoj të kesh antiplumb me vete!’ ose ‘A ka hoteli juaj strehë për bomba?’” – ka shkruar Rupert Wingfield-Hayes, reporter i BBC-së, që po e përcjell vizitën e Nancy Pelosit në Tajvan.

“Ata e kanë parë retorikën e ashpër që vjen nga media shtetërore kineze, veçanërisht ‘Global Times’, dhe kanë arritur në përfundimin se vizita e Nancy Pelosit në Tajvan mund të përfundojë shumë keq”, vlerëson ai.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Në të vërtetë, disa studiues shumë të dalluar të Kinës me bazë në SHBA, kanë thënë të njëjtën gjë, duke e quajtur vizitën “të pamatur” dhe duke paralajmëruar kundër “shtyrjes së Pekinit në qoshe”.

“Këtu nuk shihet kështu”, shkruan Wingfield-Hayes

Ai përshkruan se si fundjavën e kaluar në një ndërtesë fabrike të papërdorur, gjysmë ore jashtë Taipeit, pa rreth 30 të rinj dhe të reja, që mësonin aftësitë bazë të armëve. Armët mbushen me ajër të kompresuar, por përndryshe janë identike me ato reale. Kompania e trajnimit drejtohet nga “Max Chiang”.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

“Që nga shkurti, numri i anëtarëve është rritur me 50% dhe numri i grave, që janë regjistruar tani është ngritur për 40-50%, në disa klasa”, thotë ai.

“Njerëzit kanë filluar ta kuptojnë realitetin se një vend më i fortë, mund ta pushtojë një vend fqinj më të vogël. Ata kanë parë se çfarë ndodhi në Ukrainë dhe kjo tregon se çfarë mund të ndodhë këtu”./BBC

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *