Lajme

“Protesta vazhdon deri në zgjidhje të problemit”, aktivistja: Masat e qeverisë për rritjen e çmimeve jo serioze

Teksa protesta e ngritur për rritjen e çmimeve në para kryeministrisë është duke vazhduar, pjesëmarrja e qytetarëve është më e ulët në krahasim me mëngjesin.

Gjatë ditës ka pasur thirrje të herëpashershme që qytetarët t’i bashkohen protestës. Në lidhje me këtë aktivistja, Edlira Çepani thitë se qytetarët do të qendrojnë para kryeministrisë deri sa problemet e tyre të zgjidhen.

Ajo thekson se masat që qeveria ka shpallur për krizën e çmimeve nuk janë të mjaftueshme, e as serioze.

“Nuk jemi këtu për xhiro apo për të protestuar se kemi dëshirë. Ka një problematikë të cilës nuk po i jepet zgjedhje. Masat që janë marrë s’janë serioze s’janë të mjaftueshme.
Propozimet kanë lidhje me uljen e barrës fiskale siç ka ndodhur në rajon dhe Europë. Mirëfunksionimin i tregut me hetime në terren. Masa mbështetëse direkte me subvencione ndaj qytetarëve dhe shtresave në nevojë. Kërkesa është që masat të jenë serioze dhe nivelet e çmimeve të jenë të paktën sa vendet e tjera të rajonit”, u shpreh Edlira Çepani për Abc.

Lexo më shumë  “Komunikon me Vulinin e Radojçiqin”, Radomiroviq me akuza e ofendime të ashpra ndaj Jabllanoviqit

A kanë protestuesit një plan B”

“Kemi një ekonomi të brishtë, rrogat më të ulëta në rajon dhe kostot e jetesës më të larta në rajon. Duam masa serioze të zgjedhin problematikën.
Do qendrojmë 24 orë dhe protesta do vazhdojë nëse problemet e qytetarëve nuk zgjidhen. Nuk zgjidhen me paketa masash që ishin ekzistente që te buxheti i 2022.
Protesta jonë nuk është diçka e organizuar dhe strukturuar”, tha aktivistja.

Lexo më shumë  Daniele Macheda: Shumë e rëndë që Meloni sulmon një investigim gazetaresk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *