Lajme

Gropa plot, premtime boshe. Asnjë masë nga bashkia Tiranë në lagjen “5 Maji”

Rrugët me gropa janë një problem i njohur në kryeqytet.Rruga “Besim Fagu” është një ndër to në lagjen “5 Maji”. Edhe pse kanë bërë shumë herë kërkesa drejtuar Bashkisë, banoreët shprehen se kanë marrë vetëm premtime boshe nga kryebashkiaku Veliaj.

Përgjatë rrugës “Besim Fagu” kjo gropë e hapur në mes të saj e vështirëson gjithnjë e më shumë kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Që prej vitit 2008 banorët e lagjes “5 Maji” shprehen se në këtë rrugë nuk është kryer asnjë punim edhe pse rreth e qark kësaj grope janë ngritur e janë ende në punim ndërtime shumëkatëshe.

Lexo më shumë  “Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës”- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Pas ankesave të njëpasnjëshme drejtuar kryebashkiakut, qytetarët thonë se nuk kanë marrë përgjigje.

Problemi më i madh është kur bien shira.

“Kur bie shi në këtë pellg do hedhur farë peshku. Nuk ke nga kalon, as me biçikletë.”

Por dhe në kohë thatësire, qytetarët i shqetëson ndotja.

“Kur bie shi mbytemi, ku vjen vera na mbyt pluhuri.”

Në këtë rrugë nuk ka as ndriçim.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

“Natën ke frikë të lësh fëmijën vetëm, ky pellgu është i vdekur.”

Ata thonë se ndihen të braktisur për shkak se nuk ka patur asnjë iniciativë nga ana e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e zonës.

“Besojmë që Tirana nuk është e ndarë, andej rregullohet dhe këtu shkatërrohet. Edhe ne taksapagues jemi.”

Gropa plot, premtime boshe. Asnjë masë nga bashkia Tiranë në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *