Lajme

Aktivistëve mjedisorë shtojnë përpjekjet në mbrojtje të shkabës së rrezikuar

Qëndra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) shprehet pozitive për krijimin e një rrjeti komunitar në mbrojtje të popullatës së Kalit të Qyqes, duke mundësuar mbrojtjen e kësaj shkabe tejet thelbësore në zinxhirin ushqimor të ekosistemeve të vendit tonë.

Në një deklaratë për shtyp të ditës së premte, Qëndra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), theksoi rëndësinë e ngritjes së një rrjeti të formuar nga komunitetet lokale në Shqipëri, që po i shërbejnë kauzës mjedisore të mbrojtjes dhe rimëkëmbjes së popullatës së shkabës së Kalit të Qyqes në vendin tonë.

“Rrjeti ‘Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes’ (SEVN), i përbërë prej 40 profesionistëve të ndryshëm si fermerë, veterinerë, barinj e blegtorë, ka ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me konservimin dhe mbrojtjen e kësaj specie”, citojnë aktivistët mjedisorë në deklaratën për shtyp.

Lexo më shumë  Vulini i cili është në listën e zezë të SHBA-së propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi dhe Daçiqi ministër i Brendshëm

Kontributi i tyre konsiston në ngritjen e dy Stacioneve Ushqimore Suplementare në Nivicë dhe Glinë, stacione që ofrojne ushqim të kontrolluar dhe pa helm, specifikisht rreth 40 kg ushqim në muaj për njërin çift të shkabave, si edhe 20-30 kg në javë për çiftin tjetër.

Kali i Qyqes është një ndër katër llojet e fundit të shkabave të viseve malore që shumohen në Shqipëri, dhe mbartin statusin e “rrezikuar”.

Përgjatë viteve, në mbrojtje të species së Kalit të Qyqes janë ndërmarrë aktivitete të tilla si monitorime në terren, ndërtimi i stacioneve suplementare, aksione parandaluese ndaj rreziqeve që has kjo shkabë, shpërndarja e kiteve kundër helmimit, dhe së fundmi krijimi i këtij rrjeti komunitar.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Rrjeti SEVN nuk ndalet  vetëm tek popullata e Kalit të Qyqes, por angazhohet dhe në mbrojtjen e shpendëve të tjerë.

“Rrjeti na ka ndihmuar të shpëtojmë edhe specie të tjera. “Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes” na njoftuan për një shqiponjë të plagosur, duke bërë të mundur që ne të kujdeseshim menjëherë për të. Pas një muaji trajtim të vazhdueshëm mjekësor, Shqiponja e Artë u rikuperua dhe u rikthye përsëri në natyrë”, shkruan ekipi i PPNEA në deklaratën për shtyp mbi kontributin e rrjetit SEVN.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *