Lajme

Protesta për Parkun e Butrintit – “Në krye të fondacionit një antishqiptar, kanë plan qesharak”

Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë zhvillohet debati për miratimin e projektit për Parkun e Butrintit, jashtë tij u zhvillua një protestë nga qytetarët.

Arkeologu Apollon Baçe, i pranishëm në protestë, tha në një prononcim për mediat se ky projekt nuk është parë në asnjë vend të botës.

“Për mua Amerika nuk është Granoff. Për mua, këtu do të kemi një përfitim prej 60 mln dollarësh në vit që do i kalojnë fondacionit. Nuk është parë në asnjë vend në botë. Konventa e Parisit e ndaloi. Këtu është një Parlament mësuesish.

Karvani leh, qentë ecin para. Nuk ka të bëjë fare shteti shqiptar. Në krye të këtij fondacioni caktohet Hodges.

Në krye të fondacionit është një antishqiptar. Është një dëm, ai që kontrollon të sotmen, kontrollon të shkuarën. Aty do të bëjë një lëmsh, nuk është as specialist. Unë kam pasur disa herë përplasje me të. Në shtëpinë tonë do të jemi të huaj. 60 mln euro përfitime do i kalojnë fondacionit.

Është një studim i një gjeologu në të cilin ai thoshte se ka një zhytje të vazhduar të terrenit atje. Në planin tonë, hapeshin puse dhe vendoseshin motopompa dhe hiqej uji. Plani i këtyre është me qesharak që kam parë ndonjëherë. Kjo do të kthehet në një qendër diskosh.

Ato lekët, do të futen lekët e taksave për bare dhe restorante. Brenda në Butrint janë 50 mijë, maksimumi 100 mijë” – tha Apollon Baçe.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *