Lajme

Protesta e gazetarëve para kryeministrisë, pedagogu Goci: E rëndësishme simbolika dhe cilësia e saj, Rama po bllokon…

Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews, ka qenë aktivisti Ervin Goci, i cili foli për protestën e gazetarëve përballë kryeministrisë.

Protesta vjen pasi kryeministri Edi Rama përjashtoi për 3 muaj gazetarin e A2Cnn, pasi nuk i pëlqeu pyetja që i drejtoi ministres Olta Xhaçka.

Goci tha se pyetja e gazetarit ishte shumë korrekte ndërsa kryeministri intimidoi gazetarin, për ti treguar se kush komandon.

Po ashtu Goci shtoi se në protestën e sotme ajo që ka rëndësi është cilësia, simbolika dhe jo numri.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Goci: Ideja është se duhen parë elemente të gjera. Rasti është flagrant, një dinamike e pajustifikuar, sulm, intimidim gazetarit, për ti treguar se kush komandon ketu.

Unë e pashë kështu ,a ty skishte elemente te lojës, cirku apo manovra për ti iku. Ishte një përballje direkte. Pikëpyetja është se cfarë pyetje duhet ti bëhet kryeministrit, kush duhet të futet të çadra e Gaddafit. Duhet të kuptojmë se në cfarë situate jemi, të mos flasim kot si është në BE dhe Amerikë.

Asnjë problem te pyetja, kam reaguar direkt. Aty pyetja është komplet korrekte. Patjetër që ka talljen brenda.  

Po përparojmë drejt një elementi dhune. Ky është bllokim, jo komunikim. Ministrja flet me gojën e kryeministrit.  Jemi në totalitarizëm.

Mua më shumë se numri më shqetëson, cilësia, simbolika e protestës. Cfarë thonë ata, a kanë një unitet mes tyre. A kanë një mesazh? Protesta prek të gjithë gazetarët. të kenë pozita më të forta në vendin e tyre të punës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *