Bota

Putinin e zë gjumi gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes, kamerat ndërpresin transmetimin direkt

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, është kapur në një moment ku duket se e zë gjumi, ndërsa kamerat janë fikur menjëherë.

Autokrati u shfaq i përkulur mbi tavolinën e tij, ndërsa uronte pa entuziazëm trupat e tij për “çlirimin” e rajonit lindor të Ukrainës, Luhanskut. Në një moment ai është kapur nga kamerat tek sa përpiqej që të mos e zinte gjumi gjatë takimit, pak minuta më pas kamerat u fikën dhe transmetimi u ndërpre në mënyrë misterioze.

Udhëheqësi rus i cili përflitet se ka sëmundjen e Parkinson ose kancer terminal, u shfaq i lodhur gjatë fjalimit të tij dhe u duk disi i dremitur. Ai përgëzoi ushtarët e tij për marrjen e kontrollit në rajonin lindor dhe tha se duhet të vazhdonin zbatimin e planit të përcaktuar më parë.

Njësitë e tjera ushtarake, duke përfshirë grupin Lindor dhe grupin Perëndimor, duhet të kryejnë detyrat e tyre sipas planeve të miratuara më parë”, u shpreh Putin me një të lodhur.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Gjithashtu Putini pranoi se humbja e kontrollit të Luhanskut ndaj Rusisë ishte e dhimbshme, por la të kuptohet për një kundërsulm të mundshëm.

Kjo është vetëm një betejë që kemi humbur, por jo lufta”, tha ai.

Raportet për dobësimin e shëndetit të Putinit kanë vazhduar të përhapen pasi lideri u pa në gjendje të keqe në tubimet publike dhe u fotografua me një mjek specialist për kancerin e tiroides.

Ai është filmuar disa herë në publik, i shfaqur tepër i irrituar dhe shpesh herë duke kafshuar buzët nga dhimbjet. Ndërkohë, një shef i spiunazhit amerikan pohoi se Putini kishte marrë trajtim të avancuar për kancerin.

Zyrtarët e rangut të lartë thuhet se kanë marrë informacione nga ndihmësit brenda Kremlinit të cilët janë shprehur se “ndjejnë se fundi është afër” për diktatorin 69-vjeçar rus.

Gjithashtu është pohuar se Putini tashmë mund të përdorte truke të tilla si paraqitjet e para-incizuara madje dhe përdorimi e sozisë së tij për të menaxhuar shëndetin gjatë daljeve publike.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Tre shefa të spiunazhit të SHBA, të cilët kanë lexuar raportin e fundit të inteligjencës mbi shëndetin e Putinit në fund të majit, thanë se kishte shqetësime se Putini është gjithnjë e më paranojak lidhur me mbajtjen e pushtetit.

Kapja e Putinit është e fortë, por jo më absolute. Lëvizjet brenda Kremlinit nuk kanë qenë kurrë më intensive gjatë sundimit të tij, të gjithë e ndjejnë se fundi është afër”, është shprehur një burim për Newsweek.

Të tre zyrtarët nga Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare, Forca Ajrore e SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, kanë njoftuar se izolimi i Putinit e ka bërë të vështirë për inteligjencën amerikane të vlerësojë statusin dhe shëndetin e tij.

Por sipas tyre ka raportime që personat e brendshëm tashmë po komplotojnë për të rrëzuar diktatorin rus dhe mund të përdorin shëndetin e tij të dobët si një justifikim për të mbuluar këtë veprim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *