Bota

Video/ Mund të ndryshojë rrjedhën e luftës, ukrainasit testojnë raketat amerikane HIMARS

Ukrainasit publikojnë videon ku shihen se si me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, lansojnë raketat në Zaporizhzhia

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, kanë publikuar pamjet e sistemit të avancuar raketor të cilin ua ka dhuruar Shtetet e Bashkuara.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet sistemi i avancuar duke u përdorur në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Aty shihen duke u shkrepur raketat nga HIMARS, që me precizitet të paparë godasin objektivin, dhe për këtë po konsiderohet si ndihmesë e madhe për ushtrinë ukrainase.

Kjo armë është shumë më e avancuar sesa ato që deri më tani i ka përdorur Ukraina, kur bëhet fjalë për armë me rreze të mesme veprimi.

Kujtojmë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, kishte kërkuar nga shtetet perëndimore që t’i dërgojnë armë të avancuara që t’i kundërpërgjigjet agresionit rus.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

E me HIMARS, sipas ekspertëve ushtarakë rrjedha e luftës në Ukrainë do të ndryshojë, pasi tani ukrainasit mund të llogarisin në artileri shumë precize. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *