Lajme

Protesta e banorëve të “5 Majit”, thirrja prekëse e vogëlushit: Zaho thuaj babit të mos i prishë shtëpitë

Para seancës së sotme parlamentare banorët e “5 Majit” janë mbledhur sërish në protestë para Kuvendit.  Ata thonë se këto projekte kanë një barrë të madhe për banorët e kësaj zone që prej ditësh kanë lënë çdo punë për të kërkuar të drejtën e tyre.

“Kemi shumë halle dhe problem. Nuk është kollaj të dalim dhe të bërtasim në mes të rrugës. Është një e drejtë ligjore e jona për të na mbrojtur shtëpinë tonë. Nuk dua të zgjatem shumë. Shihni hallet dhe problemet e këtyre njerëzve që po i nxjerrin në rrugë të madhe.

 Projektet e mëdha që thoni ju kanë një barrë të madhe për këta banorë. Boll me arrogancën dhe injorimin që na keni bërë prej kohësh. Ju lutem ejani dhe uluni këmbëkryq me ne dhe na jepni të drejtë”, tha ai.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Në protestë këtë herë kishte edhe fëmijë. Njëri prej tyre iu drejtua djalit të kryeministrit Edi Rama që t’i lutet atij të mos I prishtë shtëpitë. “Shoku im Zaho thuaji babit tënd të mos na prishë shtëpitë. Nuk kemi ardhur kot, s’kemi shtëpi tjetër vetëm këtë. S’kemi ardhur kot këtu”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *