Lajme

Jemi shqiptarë, mos na përçani! Ne kemi dalë për shtëpitë tona’

Nga mesazhi i fortë i një zonje protestuese përpara Kuvendit sot:

“Qeveritarët tanë, të cilët vetë i sollëm në pushtet, vetë i votuam, vetë erdhën në krye të qeverisë me votat tona, sot nuk na përfillin.

Jemi detyruar që për të mbrojtur dyert e shtëpive tona, t’u afrohemi ambasadave të huaja një fije lidhjeje me pushtetarët tanë, të cilët nuk dëgjojnë të bisedojnë me popullin e tyre.

 Kaloi një ditë në mes të turmës së protestuesve, Kryeministri, por gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte se iu dhimbs një “mirëmëngjesi” t’ia thoshte popullit të tij. Fjalët magjike ua kemi mësuar fëmijëve që në çerdhe,  kopësht dhe në shkollë, po pushtetarët tanë nuk I njohin fjalët magjike, njohin vetëm gjuhën e luftës për karriget e tyre, për benefitet e tyre.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Por populli nuk është dele. Malësorë, tiranas, jugorë – jemi shqiptarë dhe mos u mundoni të na përçani. Katolikë, myslimanë, ortodoksë – jemi shqiptarë dhe asnjëherë nuk kemi pasur ndasi fetare.

Ne kemi dalë për një të drejtë immediate siç është shembja e shtëpive tona!

 Ne ju kemi lutur dhe na kemi gjunjëzuar duke na detyruar të ulemi në tokë nga gardhi policor  ku më shumë kishte policë sesa qytetarë që protestonin. Atëherë, çfarë ju them unë këtyre poltikanëve tanë?!

Lexo më shumë  Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

Jeni menefregistë, keni vënë pasuri mjaftueshëm, na lini të jetojmë të qetë në shtëpitë tona, pasi qetësia jonë është e prishur që kur punonjësit e ARRSH kanë ardhur në dyert e shtëpisë sonë dhe kanë sjellë lajmin se shtëpitë do të shemben!”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *