Bota

Stuhia e fortë godet Gjermaninë, mbyllet aeroporti i Hamburgut

Gjermania është përfshirë nga një stuhi e fortë me shpejtësi ere deri në 152 km/orë.

Aeroporti i Hamburgut gati është mbyllur, kurse ai i Frankfurtit ka ndërprerë shumë fluturime.

Në shumë rajone hekurudhat janë bllokuar për shkak të drurëve të rrëzuar, në disa rajone madje ka mungesë të rrymës elektrike, raporton DW. Dëmet materiale nga stuhia ende nuk janë llogaritur, por priten të jenë të mëdha.

Lexo më shumë  Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Forcat e shpëtimit në shumë qytete kanë qenë gjatë gjithë natës në shërbim. Aktualisht policia u bën thirrje banorëve të qëndrojnë nëse munden në shtëpi.

Në landin Renani Veriore-Vestfali sot janë mbyllur shkollat. Të enjten priten reshje të mëdha, ndërsa natën e së shtunës një stuhi tjetër pritet të kalojë në veriun dhe Gjermaninë e mesme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *