BallinaLajme

Protesta, Dita e gjashtë/ Protestuesja: “Këtij vendi po i vendoset kryq”

Gazetari: Pse po protestoni mbëmjen e sotme?

Protestuesja: Siç e kanë theksuar dhe protestuesit e tjerë, gjatë gjithë kësaj kohe, sigurisht, gjëja e parë që ne kërkojmë është “drejtësi për Klodianin”. Nuk mund të biejmë dakord me ato tre variantet që propozon ky system.

Dhe mbi të gjitha, jetojmë në një vend ku dita-ditës po zhduket rinia, është e tmerrshme se çfarë po ndodh në Shqipëri këto kohë.

Gazetari: A mund të ma thuash simbolikën e maskës tënde, që është maskë me një kryq.

Protestuesja: Këtë maskë e kam rastësisht, ma ka sjellë një shok nga Gjermania, i cili sapo ka ardhur. Maska ka një kryq dhe shpreh shumë gjëra. E para është liria e fjalës, e cila nuk lejohet.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Kryqi këto kohë në Shqipëri është bërë edhe një lloj mode. Ne kemi parë shtëpitë në Astir të cilave i’u vendos kryq, Teatrit i’u vendos kryq, kemi Detin Jon që po i vendoset kryq, nga ana tjetër kemi Minishengen me Serbinë. Kështu që kryqi është duke i’u vënë këtij vendi në çdo gjë të mundshme.

Por nga ana tjetër, diçka tjetër që ndodh, në lidhje me Ministren e Arsimit, në lidhje me deklaratën e saj skandaloze për psikologë fëmijëve nëpër shkolla.

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Ajo tha dhe diçka tjetër. Tha se policia përdor dhunë, sepse protestuesit janë të dhunshëm, por në qoftë se protestuesit nuk janë të dhunshëm, atëherë policia nuk përdorë dhunë. Mirëpo, ne kemi qenë paqësorë dhe policia gjithsesi ka përdorur dhunë ndaj nesh.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player