BallinaLajme

Protesta, Dita e gjashtë/ Protestuesi: ”Po mundohen të përdoren politika psikologjizuese sa herë që njerëzit dalin në protesta”

Gazetari: Për çfarë keni dalë për të protestuar?

Protestuesi: Për jetën e një njeriu bëhen tre deklarata të ndryshme sikur të ishte gjëja më e pavlerë në botë dhe kjo është arsyeja e pare se pse ne protestojmë, e të tjerat arsye nuk kanë fund. Këtu borxhi publik ka shkuar mbi 80 përqind të bruto produktiviteti vendor. Këtu është vrarë Ardit Gjoklaj nuk është vendos drejtësi hiç. Këtu po ikin mbi 300 mijë shqiptarë që në 2012 dhe se vret mendjen askush. Këtu domethënë çdo shifër në lidhje me publiken ose në lidhje me shqiptarin është e tmerrshme. Koncesionet po bëjnë kërdinë, paraja është vjedhur në mënyrë të tmerrshme. Këtu na vjen policia, thotë shpërndahuni ndërkohë që TEGU është çdo ditë plot. Nuk shkon askush tek TEGU, por vijën tek ne e na thonë shpërndahuni.

Lexo më shumë  Aksioni në veri ende duke vazhduar, Elshani jep detaje

Gazetari: Sot policia ka lëshuar një ultimatum që do ju shpërndajë për shkak të masave të Kovid. Cfarë do të ndodhë nëse policia do t’ju shpërndajë?

Protestuesi: Nuk e di, do të shohim.

Gazetari: Si e konsideroni dhunën që ka ushtruar policia në pesë netët e kaluara?

Protestuesi: Policia ka qenë e egër, këtu siç e shihni shumica janë të rinj pavarësisht se ka nga gjitha moshat. Policia del edhe përvëçse nuk kanë unifroma shqiptare, dalin me uniforma të shtetit turk që është e turpshme për një vend. Këtu vjen policia dhe përdor masa të rrepta sidomos kundër minorenëve. Më ka treguar një shok që e kanë kapur se në qeli, që ishte 10m2 ishin 10 veta. Nuk kishte vend ku me i fut më. Është bërë situatë kaotike.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave

Gazetari: Pra me dy standarte?

Protestuesi: Standarte të tmerrshme. Këtu doli Ministrja e Arsimit e thotë që do I çojmë fëmijët në psikolog. Këtu po mundohen të përdoren politika psikologjizuese sa herë që njerëzit dalin në protesta janë me probleme psiqike sipas qeverisë se sotme. Sa herë ka një masë politike njerëzish që duan të protestojnë na qenkan me probleme mendore.  

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player