BallinaLajme

Prokuroria rrëzon policinë: Asnjë gjurmë e Klodianit në pistoletën që u gjet në rrugë

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se pistoleta e gjetur gati 100 metra nga vendi ku u vra Klodian Rasha, mbrëmjen e 8 dhjetorit, që u dyshua fillimisht se ishte hedhur nga viktima, nuk ka gjetur asnjë gjurmë gishtërinjsh dhe nuk ka prova që ajo mund të ketë qenë e Rashës.

Anëtarë të grupit hetimor konfirmojnë se nuk ka shenja gishtash as të personave të tjerë, kjo edhe për shkak të kushteve ku është gjetur, në një pellg me ujë.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Njëkohësisht, kjo armë do të dërgohet në një laborator të specializuar jashtë vendit, për të parë mundësinë e identifikimit të gjurmëve, ose të materialit gjenetik, që mund të bëjnë më vonë edhe identifikimin e zotëruesit të kësaj pistolete.

Rruga Press

YouTube player