Lajme

Presidentja Osmani nga New York-u: Kosova shquhet për lidership të grave në politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Nju Jork ku po mbahet Sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në një ceremoni në të cilën është shënuar 10-vjetori i Grave Lidere në Politikë.

Në një komunikatë të dërguar nga Presidenca bëhet e ditur se në një adresim para grave tjera lidere, Osmani ka folur “për angazhimin dhe rolin e shquar të grave në epoka të ndryshme të historisë së zhvillimit të vendit”.

Lexo më shumë  Mbërrin në Kosovë kontigjenti i ri i trupave gjermane në kuadër të KFOR-it

Bëhet e ditur se ajo ka theksuar se Kosova, në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë, teksa ka potencuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të grave në jetën publike.

Ajo ka theksuar se Kosova po dëshmohet si vend lider në udhëheqjen e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe ka potencuar se fuqizimi i grave në fushën e sigurisë, si dhe në fusha të tjera, është mundësia më e mirë për ta avancuar shoqërinë në tërësi.

Lexo më shumë  Gërvalla takohet me kongresistin Keating, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe ShBA-ve

Rruga Press

YouTube player