Lajme

Presidentja Osmani kujton gratë dhe vajzat që u shndërruan në simbol rezistence

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka kujtuar ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë,  e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se forca, qëndrueshmëria dhe zelli i tyre për emancipim, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta. Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë,  e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi. Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Lexo më shumë  “Piramida” e mikro-kredive/ Skema me pesë hapa që zhyti financiarisht mijëra shqiptarë

Ndryshe sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre.

Rruga Press

YouTube player