Bota

Ukraina thotë se ka rrëzuar 33 nga 37 dronë rusë

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi 33 nga 37 dronë rusë të nisur në një sulm gjatë natës,  që dëmtuan  një strukturë infrastrukturore në rajonin jugor të Odesa-s, thanë zyrtarët ukrainas të premten.

Komanda Ushtarake e Jugut tha në një deklaratë se 18 dronë ‘Shahed’ u rrëzuan mbi rajonin e Odesas dhe katër të tjerë mbi Mykolaiv dhe Kherson, në jug të vendit.

Sulmi në rajonin e Odesas vjen vetëm një ditë pasi forcat ruse goditën qytetin gjatë një vizite të presidentit të Ukrainës dhe kryeministrit të Greqisë.

Lexo më shumë  Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

“Natën, armiku sulmoi përsëri rajonin e Odesas me dronë. Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur të parandaloheshin goditjet,” tha Oleh Kiper, guvernatori rajonal i Odesas.

Kiper tha se një strukturë infrastrukturore në rajon ishte dëmtuar, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Nga raportimet e menjëhershme nga ky sulm nuk pati viktima.

Ushtria tha se dronët u lëshuan nga gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014 dhe u sulmuan në disa valë nga drejtime të ndryshme me alarme ajrore që zgjatën për më shumë se tre orë.

Dronët u rrëzuan gjithashtu mbi rajonet qendrore Kropyvnytskyi-t dhe lindore të Kharkiv-it, thanë forcat ajrore dhe zyrtarët rajonalë.

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

Porti i Odesas në Detin e Zi dhe rajoni aty pranë janë nën sulme në rritje ruse pasi Moska u tërhoq nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB që lejonte kalimin e sigurt të dërgesave të grurit ukrainas përmes Detit të Zi.

Zyrtarët e marinës ukrainase thanë këtë javë se Rusia kishte lëshuar për sulm mbi 880 dronë dhe mbi 170 raketa në rajonin e Odesas, që nga korriku i vitit të kaluar.

Rruga Press

YouTube player