Bota

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për një sulm terrorist në Moskë

Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë, për shkak të asaj që tha se ishin raportime se ekstremistët kanë plane të afërta për të kryer një sulm.

Ambasada amerikane, që vazhdimisht u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia, nuk dha detaje të tjera lidhur me natyrën e kërcënimit, por tha se njerëzit duhet të shmangin turmat.

Lexo më shumë  Vuçiq rikthehet te Shesheli, Stojkoviq: Serbia ende beson në mitologjinë millosheviqiane-shesheliane

“Ambasada po monitoron raportimet se ekstremistët kanë plane të afërta për të shënjestruar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncertet dhe shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme”, u tha në mesazhin e Ambasadës të publikuar në ueb-faqen e saj.

Lufta që Rusia nisi në Ukrainë më 2022 ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Moskës dhe Perëndimit që nga Kriza kubane e raketave më 1962 dhe presidenti rus, Vlaidmir Putin, ka paralajmëruar se Perëndimi rrezikon të provokojë një luftë bërthamore nëse dërgon trupa për të luftuar në Ukrainë.

Lexo më shumë  Rutte: Sulmi rus pranë kufirit me Poloninë nuk do ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën

Kremlini ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë qenë më të këqija dhe ka thënë se SHBA-ja po lufton kundër Rusisë duke mbështetur Ukrainë me para, armë dhe inteligjencë.

Rruga Press

YouTube player