KryesoreLajme

Presidenti kroat pas takimeve me Papën dhe Sekretarin e Vatikanit: Kudo që shkoj e kërkoj njohjen e Kosovës

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, është takuar me Papa Leonin, të cilin e ka ftuar për vizitë. Pasi u pyet nga gazetarët nëse kanë diskutuar për Kosovën, Milanovic tha se Vatikani “është shumë konservator në këto çështje”.

Ai u takua edhe me sekretarin e Vatikanit, Pietro Parolin, por Milanovic tha se nuk mund të japë detaje.

Lexo më shumë  Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë sot aktgjykimin për "Banjskën"

“Kjo tregon se shtetet veprojnë në interesin e tyre, gjë që nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, për sa kohë që nuk janë keqdashëse ose pushtuese”, tha Milanovic, duke shtuar se ai mbështet njohjen e Kosovës kudo që të mundet.

“Unë nuk e bëj këtë për të inatosur Serbinë ose serbët, është thjesht çështje realiteti”, tha ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO
YouTube player