Bota

Poshtërimi i Putinit në fushëbetejë, kurthi i Ukrainës shkatërron 58 mjete lufte të Rusisë

Rusia ka pësuar një tjetër poshtërim në fushëbetejë pasi Ukraina pengoi një tentativë të ushtrisë pushtuese për të kaluar lumin në Donbas.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, forcat e Kievit kanë shkatërruar më shumë se 58 mjete luftarake të trupave të Vladimir Putin. Imazhet satelitore tregojnë shkallën e dështimit me mbetjet e dy urave lundruese në lumin Donetsk dhe në të dyja anët tanke dhe mjete luftarake të braktisura e djegura plotësisht.

Lexo më shumë  Dodik kërcënon Bosnjën: Nëse votohet rezoluta për gjenocidin serb, do shkëputemi

Duket se komandantët rusë po tentonin të rrethonin dy qytete aty pranë, por kurthi kundër tyre u shndërrua në një masakër kur ushtria ukrainase zbuloi planet që kishin. Një person me emrin Maxim, që pretendon se është inxhinier i forcave të Kievit, thotë se mëngjesin e 8 majit ushtria ruse dogji fushat përreth dhe hodhi granata tymi për të bllokuar pamjen, por ata u goditën me artileri të rëndë duke pësuar humbje të mëdha.

Lexo më shumë  UNICEF publikon shifrat: Çdo dhjetë minuta një fëmijë vritet ose plagoset në Gaza

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *