Bota

Kalon rezoluta, OKB do të nisë hetimet për abuzimet e trupave ruse në Ukrainë, ja cilat shtete votuan kundër

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka votuar pro rezolutës për nisjen e hetimeve kundër trupave ruse në Ukrainë.

Është interesante të theksohet se rezoluta u refuzua nga Kina, raporton skynews.

Një total prej 33 anëtarësh votuan pro rezolutës, ku vetëm Kina dhe Eritrea votuan kundër. Pati 12 abstenime.

Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra kriminelë të dyshuar të luftës në vazhdën e pushtimit rus të vendit, i cili filloi në fund të muajit shkurt.

Sot, organi i të drejtave të njeriut mbajti një seancë urgjente në Gjenevë për të shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Moskës në Ukrainë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *