Opinion/Aktualitet

Porti i Alabaarit/ Gropat që Balluku i la të hapura

Zv/ kryeinistrja Belinda Balluku në vend ti qartësonte i turbulloi më shumë ujrat e paqarta të asaj që po ndodh në lidhje me kalimin e 800 mijë metrave katërorë të portit të Durrësit tek biznesmeni arab, Muhamet Alabar. Në një fjalë të gjatë rreth 45 minuta para deputetëve në komisionin parlamentar ajo kritikoi opozitën se po hedh “topa balte” mbi milionerin nga Dubai dhe se kështu po krijon në vend një klimë frike edhe për investitorët e tjerë që po aplikojnë për të hedhur para në vendin tonë.

Por nga ana tjetër ajo nuk sqaroi dot pikën kyçe të kësaj afere, se pse kjo pasuri e madhe kombëtare po jepej pa garë të hapur ndaj biznesmenëve potencialë që mund të vinin në Shqipëri me kushte më të mira.

Për të kuptuar këtë është mirë të njihet pak historia.  Shteti shqiptar ka një marëveshje bashkëpunimi ekonomik me Emiratet e Bashkuara arabe, sipas të cilës kompantë strategjike përjashtohen nga detyrimi për konkurencë kur duan të investojnë në Shqipëri. Në bazë të kësaj, nga politika dhe mediat tona u pompua së tepërmi ideja se nga kjo marëveshje do të përfitojë edhe grupi i madh Emaar, i cili ka në gjirin e tij aksioner shtetin. Pra në Shqipëri po afrohej një investitor strategjik, që ka ndërtuar qëndrën e Dubait dhe ka investime të mëdha kudo në botë. Televizionet e mëdha kombëtare shkuan në lindjen e mesme të bëjnë reportazhe për madhështinë e Emaar dhe ish themeluesit të saj Muhamet Alabar, që do hidhte në Shqipëri 2 miliardë euro.

Edi Rama fliste për një “kompani flamur” të monarkisë arabe ndërsa vetë ministrja Balluku, në një intervistë në maj 2021 thoshte: “Zhvillimi i portit të ri, ka lidhje me portin turistik që do të ndërtohet në Durrës nga Emaar Group. Kjo kompani ka marrë përsipër ndërtimin e ish-portit të vjetër të Durrësit dhe kthimin në një pikë turistike për të gjithë mesdheun. Të gjitha këto projekte janë të ndërlidhura me njëra tjetrën”.

Lexo më shumë  Qeveria e re serbe me dy zv.kryeministra rusë

Pikërisht në këtë atmosferë parlamenti shqiptar shndërroi në ligj në dhjetor 2020 një marrëveshje mes dy vendeve, nëni 6 i së cilës përjashtonte nga gara investitorin arab.

Por kur u hapën letrat kompania Emaar nuk figuronte gjëkundi si investitor. Në vend të saj ishte Muhamed Alabaar, i cili vërtet kishte qenë drejtor i përgjithshëm dhe themelues i Emaar, por që këtu po zbarkonte pa miliardat dhe reputacionin e një kompanie të nivelit botëror dhe me kapitale shtetërore. Ai qe thjesht një person privat si çdo i huaj që kërkon të investojë në këtë vend. 

Prandaj edhe njëherë u ngrit pyetja: Pse ai duhej të përfitonte duke u përjashtuar nga gara. Kjo dilemë u bë edhe më e fortë pasi Komisioni Evropian shprehu shqetësimin se një praktikë e tillë binte ndesh me parimin e konkurencës. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen e Ascocim Stabilizimit me BE-në dhe në nenet 71 dhe 74 të saj theksohet qartë se shtrembërimi i konkurrencës ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e MSA-së, si dhe në tregtinë mes Komunitetit dhe Shqipërisë.

Por, ndonëse mazhoranca socialiste në kuvend ka ratifikuar një ligj që e përjashton Muhamet Alabaarin nga gara dhe BE ka shprehur shqetësimi për këtë, Belinda Balluku e kaloi pikën më nevralgjike të kësaj marrëveshjeje okulte me gallatë. “Në Shqipëri ka një garë të vazhdueshme” tha ajo para deputetëve në komision. Dhe çfarë nënkuptonte me garën sipas saj? Faktin se Alabaar pretendon se do investojë 2 miliard euro (Në realitet sipas vetë dokumentave të qeverisë ai nuk do hedhë në mënyrë direkte më shumë sesa 3.5 % të kësaj shume sepse pjesën tejtër do e pret nga paratë që do fusi në xhep nga shitja që në gropë).

Lexo më shumë  Bushati: Pranvera e ankthit të Veliajt

Dhe meqë deri tani -tha zv kryeministrja- nga 68 aplikantë shqiptarë dhe të huaj që kanë paraqitur kërkesa të ndryshme në fusha krejtësisht pa lidhje me portin e Durrësit, për investitorë strategjikë, askush nuk i kalon 500 milionë eurot investime, sipas Ballukut Alabaar e ka fituar automatikisht garën. Kjo është qesharake. Me këtë mënyrë e kaloi zv kryeministrja dilemën se përse një pasuri kombëtare “dhurohet” pa konkurencë. Me granncinë që Alabaar, që nuk është më Emaar, ka premtuar miliarda efemere.

Për kompensim të kësaj Balluku pretendoi se me investitorin që fitoi pa garë negociatorët e qeverisë shqiptare kanë luftuar fort duke i hedhur atij poshtë plot 33 kërkesa, sikur ai ishte në pronë të vet dhe duhej ti’a plotësoheshin të gjitha.

Ajo më pas arriti kulmin kur përmendi edhe dy nga mrekullit që do i ndodhin qytetarëve Durrsakë. “Kjo nuk do të jetë një zonë e mbyllur, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm aty edhe nëse nuk blejnë apartamente apo nuk konsumojnë në mjediset trgëtare” tha ajo duke shpallur si sukses se qeveria nuk po i heq durrsakëve lirinë për tu vërdallisur. Balluku shkoi edhe më tej kur i nxori ata me fitim. “Ju thoni se po grabitet toka- u tha ajo deputetëve të opozitës- por në fakt qytetarëve po iu kthehet prona sepse 20 % e sipërfaqës të portit që sot është e rrethuar me hekura do të jetë në të ardhmen në dispozicion të qytetit”. Mjafton edhe qëmtimi për të evidentuar këto të mira, për të kuptuar se sa e produktive mund të jetë kjo kontratë për njerëzit. /Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *