Bota

Gjermania përballet me një valë falimentimesh

Këtë vit dhe vitin e ardhshëm, numri i kompanive të falimentuara do të rritet në Gjermani, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, inflacionit dhe problemeve me zinxhirët e furnizimit, shkruan Bild.

300 mijë kompani vendase tani kanë probleme financiare, sipas agjencisë së auditimit Crif në një studim të publikuar të mërkurën, për të cilin kaloi të dhënat e pothuajse tre milionë kompanive.

Në nëntor falimentuan 15.6 për qind e kompanive.

“Shpenzimet e fryra të energjisë, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe inflacioni po shkaktojnë probleme për shumë kompani”, ka thënë menaxheri i degës gjermane të Crifit, Frank Slajn. Vështirësitë ai ia atribuon gjithashtu konsumit të brendshëm më të dobët “për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit”.

Lexo më shumë  Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën – 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Agjencia parashikon që numri i falimentimeve të korporatave në Gjermani këtë vit do të jetë 3.6 për qind më i lartë se në vitin 2021. “Tani llogarisim se 14.500 kompani do të jenë të falimentuara në vitin 2022”, ka thënë Slajn, ndërsa në vitin e ardhshëm ky numër do të rritet në 17 mijë.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, ka pasur 13.993 falimentime të kompanive, më pak që nga hyrja në fuqi e rregullores aktuale në vitin 1999.

Lexo më shumë  SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

Por kjo më shumë është për shkak të një rregullore speciale të pandemisë, ku disa kompania që në situatë normale do të falimentonin, shpëtuan.

Rrethanat normale hynë sërish në fuqi më 1 maj të vitit të kaluar dhe deri në fillim të këtij viti u përjashtuan vetëm kompanitë që pësuan dëme nga përmbytjet në verën e vitit 2021.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *