Lajme

Incineratori i Fierit/ Lëshohen 11 urdhërarreste, zbardhen abuzimet me fatura fiktive në vlerën 4 milionë euro

Një aferë e re është zbuluar nga hetimet e SPAK për çështjen e incineratorëve duke firmosur 11 urdhëra arresti të rinj. Ministritë e Mjedisit dhe Financave kanë paguar 4.2 miliarde lekë për punime fiktive bazuar në dokumentacionin e falsifikuar nga kompania e Klodian Zotos në incineratorin e Fierit. Një tjetër fakt i zbuluar është se babai i ish-deputetit Alqi Bllako është paguar me rrogë 6 mijë euro në muaj nga kompania e incineratorëve.

Zgjerohen hetimet për aferën e e incineratorëve. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar edhe 11 urdhëra të tjera arresti për personat e implikuar në abuzimet me incenartorin e Fierit, nga të cilat janë ekzekutuar vetem 5 ndërsa 5 të tjerë rezultojnë se janë lërguar jashte vendit.

Për dhjetë persona janë dhënë masat “arrest me burg” ndërsa vëtëm për një është vendosur në masën “arrest shtëpie”.

Hetimet kanë zbuluar se Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deri në datën 30 qershor 2022, kanë bërë pagesa në llogarinë e shoqërisë koncesionare, në shumën 4,2 miliardë lekë.

Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie, kanë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer.

Ndërsa shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar e dorëzuar pranë Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive, shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku janë siguruar përfitime tw paligjshme në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro.

Gjithashtu, arkitekti dhe ndërtuesi Arben Dervishaj, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali.

Nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), ka  favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt propozimit dhe marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Kjo vlerë përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, në pagën mujore 6000 (gjashtë mijë) euro, pagesa të realizuar për periudhën tetor 2018 deri në janar 2020.

Hetimet kanë zbardhur të dhëna se shtetasit, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të paligjshwem tw tatimit mbi vlerën e shtuar.

Lexo më shumë  Osmani: Në Këshill të Sigurimit e thash vetëm të vërtetën që Serbia s’mund ta mohoj

Emrat e personave të cilëve u është firmosur urdhër arresti

1-Arber Denizi

2- Juri Ymeraj

3- Silvester Dreza

4- Gentian Zifla

5- Arjola Kodra

6- Enver Sheshi

7- Robert Shabani

8- Regan Merdani

9- Luran Dusha

10- Arben Dervishaj – arkitekt

Rruag Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *