KryesoreLajme

‘Të tretët në botë për diasporën’. Forbes: 30.7% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit

30 për qind e shqiptarëve të lindur në Shqipëri jetojnë në emigracion.

Shifra është publikuar nga revista Forbes, që ka renditur vendet me numrin më të madh të diasporës në raport me popullsinë totale të vendit.

Forbes ka analizuar vendet me popullsi mbi 750 mijë banorë. Në këtë listë, Shqipëria renditet e treta, me 30.7 për qind të popullsisë së lindur brenda kufijve, që aktualisht jetojnë jashtë.

Lexo më shumë  Osmani: Vuçiq përgjegjës për bllokimin e shtetsave të Kosovës në kufi, aleatët të veprojnë

Me rreth 1.2 milionë emigrantë, Shqipëria lë pas në këtë renditje vende si Siria, Moldavia, Armenia dhe Xhamajka.

Nga rajoni vetëm Bosnja është me diasporë më të madhe se Shqipëria, me 34 për qind të popullsisë së saj. Në vend të parë është Guajana me 36.4 për qind.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *