KryesoreLajme

Qeveria u mundëson serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët në ato të Republikës së Kosovës, Kurti jep detaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se qeveria ka marrë vendim që t’u mundësojë qytetarëve konvertimin e patentë shoferëve të lëshuara nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato të Republikës së Kosovës.

Kurti e bëri të ditur këtë përmes një video-adresimi në gjuhën serbe, ndaj qytetarëve të komunitetit serb.

Lexo më shumë  Kurti niset për në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

“Qeveria jonë ka nxjerrë një vendim që mundëson konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë në ato të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke nxitur kohezionin në jetën e përditshme” ka shkruar Kurti.

Ky është prononcimi i plotë i tij:

Lexo më shumë  Plenkoviq uron Kurtin: Kroacia e përkushtuar fuqishëm për të mbështetur Kosovën
YouTube player