Lajme

“Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë.

Lexo më shumë  Reuters: 4iG kompania mëmë e One Albania humb terren në Hungari, raportohen negociata për kontrata në Shqipëri

Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh si një kritikë ndaj asaj që ata e konsiderojnë distancë mes qeverisë dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Protestat në Sheshin “Skënderbej” vijojnë prej 67 ditësh, me pjesëmarrësit që kërkojnë ndryshime politike dhe vazhdojnë të shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes aktuale.

Rruga Press

YouTube player