KryesoreLajme

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot në ora 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në fillim të seancës do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve të rinj.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Lexo më shumë  Muja: Në mostrat e qumështit UHT të kompanisë Vita është konstatuar prania e vajit të palmës

Për zgjedhjen e nënkryetarëve kërkohet shumicë e thjeshtë e votave në Kuvend.

Ende nuk është bërë e ditur nëse pas seancës konstituive do të ketë një seancë tjetër për formimin e Qeverisë së re.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Takimi i së martës dhe së mërkurës mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk përfundoi me një marrëveshje për bashkëqeverisje. Megjithatë, të dy liderët kanë lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e diskutimeve.

Lexo më shumë  U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani shqiptar i RMV: Rama dhe Vuçiqi më futën në listën ‘e zezë’
YouTube player