Lajme

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për seancën e konstituimit, njoftohet rendi i ditës

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se nesër, më 06.08.2026, në orën 10:00, do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së re.

Bashkë me njoftimin për seancën konstituive, Kuvendi ka njoftuar edhe për rendin e ditës gjatë seancës konstituive.

Sipas njoftimin, në fillim do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Ndërsa, më pas do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lexo më shumë  Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 07.06.2026, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 47.13 % të votave të përgjithshme, duke siguruar 53 deputetë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% me 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69% të votave duke siguruar 18 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 6.74 % duke fituar 7 ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë  “Protesta po masivizohet, vetëorganizim nga Diaspora”/ Tepelena: Rama aleancë me krimin, por i ka hyrë frika në palcë nga revolta. Koha që edhe Berisha të tërhiqet

Ndërsa, nga 20 vendet e rezervuara për minoritete; 9 deputetë i shkuan Listës Serbe, 1 Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, 2 deputetë ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës, 1 Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, 1 PSA, 1 Koalicioni Vakat, 1 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, 1 Partia Liberale Egjeptiane, 1 Partia e Re Demokratike, 1 Unioni Socialdemokrat dhe 1 Partia e Bashkuar e Goranëve.

Rruga Press

YouTube player