Bota

Polonia refuzon sistemet raketore që i ofroi Berlini: Jepjani Ukrainës

Polonia ka refuzuar sistemet raketore Patriot, që Gjermania i ofroi disa ditë më parë, duke i propozuar t’i dërgojë ato në Ukrainë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia polake Pap, duke saktësuar se pas rënies së raketave të prodhimit rus në Przewodow, në Poloninë lindore, e cila ndodhi më 15 nëntor të vitit të kaluar, ministrja gjermane e Mbrojtjes Chrisitne Lambrecht i ofroi mbështetje Polonisë për të forcuar mbrojtjen e kufirit lindor (që është edhe kufiri i gjithë Bashkimit Europian) me Patriots dhe Eurofighter.

Lexo më shumë  Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Propozimi fillimisht u mirëprit “me kënaqësi” nga Blaszczak dhe kreu i shtetit polak, Andrzej Duda, i cili e përshkroi atë si “një gjest të rëndësishëm nga një vend aleat”.

Por ditën e djeshme, Blaszczak, pas sulmeve të fundit me raketa në Kiev dhe disa qytete të tjera të Ukrainës, i propozoi palës gjermane që të dërgojë Patriot në Ukrainë.

Rruga Press

Lexo më shumë  E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *