Sport

“Fluturo si shqiponjë”, media angleze i kushton vëmendje festimit të shqiptarëve

“The Sun” i ka kushtuar një shkrim festimit unik të shqiponjë dykrenare të Shqipërisë.

Festa me shqiponjë nga ana e shqiptarëve ka shkaktuar zemërim më herët kur është kryer nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri festuan golat e tyre për Zvicrën në fitoren 2-1 ndaj Serbisë duke e bërë simbolin kombëtar shqiptar.

Lojtarët bashkuan duart e tyre për t’u dukur si një shqiponjë me dy koka, si ajo e flamurit shqiptar. Shaqiri atë ditë kishte veshur takat e tij të futbollit me flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës, ku është përbuzur nga tifozët serb.

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, përsëriti festimin me duar gjatë fitores së Arsenalit në Cardiff.

Por pse konsiderohet i diskutueshëm ky festim?

FIFA është nën presionin e Serbisë për të ndëshkuar golashënuesit që bëjnë këtë festim, me ata që kërkojnë një ndëshkim për dy ndeshje, i cili parashikohet edhe nga rregullorja e FIFA-s.

Duke folur për gazetarët pas asaj ndeshjeje të madhe, Shaqiri tha: “Ju mund të shihni se çfarë bëra dhe mendoj se është thjesht emocion. Jam shumë i lumtur që shënova atë gol. Nuk ishte asgjë më shumë se kaq. Unë mendoj se ne nuk duhet të flasim për këtë tani”.

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Xhaka tha: “Sinqerisht, kundërshtarët e mi nuk më interesuan fare se çfarë menduan për festimin e shqiponjës.

Ishte për njerëzit e mi, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë. Për ata që nuk më lanë pas dore, në vendlindjen time, ku janë rrënjët e prindërve të mi. Këto ishin thjesht emocione të pastra”.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën me një shumë prej 7630 paund secili për festën e shqiponjës së Shqipërisë, e cila u quajt si një sjellje josportive nga FIFA.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *