Lajme

Policia e Kosovës aksion në disa komuna në zonën e Dukagjinit, deri tani një zyrtar në pranga nën akuzën e korrupsionit

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kosovë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur sot një aksion në disa komuna në zonën e Dukagjinit.

Përveç komunës së Pejës, aksioni është duke u zhvilluar edhe në komunën e Klinës dhe asaj të Istogut. Ky aksion po bëhet për shkak të dyshimeve të kryerjes së veprave penale për ndërtime pa leje.

Lexo më shumë  Fondet e Mbrojtjes përfunduan tek biznesi i Agasit: Puca e Yeffet hapën biznes kuajsh me paratë e shqiptarëve

Ndërkaq në media është raportuar se deri tani është arrestuar një inspektor i Ndërtimit në Pejë.

Nga zyra e kryetarit të Klinës, kanë konfirmuar se aksioni është duke ndodhur në këto momente dhe janë informuar më parë.

“Po është duke zhvilluar, janë duke e kërkuar një dosje lidhur me urbanizëm”, kanë deklaruar shkurt nga zyra e kryetarit të Klinës.

Policia është duke zhvilluar aksion edhe në Komunën e Istogut, e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj.

Lexo më shumë  BIRN: Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

“Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Ademaj. I pyetur se a ka të arrestuar deri më tani Ademaj ka deklaruar se jo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *