Lajme

“Po shqyrtohet ulja graduale në 55 vjeç” – Ministri Sveçla: Kam themeluar grupin për programin e pensionimit të parakohshëm në Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se do të shqyrtohet mundësia e zbatimit gradual të programit të pensionimit të parakohshëm në Policinë e Kosovës, duke u ulur progresivisht nga mosha 63 në moshën 55 vjeç.

Sveçla ka njoftuar se është themeluar grupi punues që deri në fund të muajit korrik do të propozojë modalitetet e këtij programi, duke analizuar aspektet ligjore, financiare dhe organizative.

Sipas tij, grupi punues tashmë ka mbajtur takimin e parë dhe do të organizojë konsultime, takime pune dhe sesione dëgjimore me strukturat e Policisë së Kosovës në nivel qendror dhe lokal, me qëllim identifikimin e sfidave operative dhe nevojave reale që ndërlidhen me pensionimin e parakohshëm.

Lexo më shumë  Pas deklaratës së Rashiqit për cenim të votës në Graçanicë, arrestohen pesë serbë

“Në kuadër të kësaj analize, do të shqyrtohet mundësia e zbatimit gradual të programit, duke filluar nga mosha 63 vjeç dhe duke u ulur progresivisht deri në moshën 55 vjeç, në përputhje me kapacitetet financiare dhe nevojat institucionale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai më tutje ka theksuar se ky proces synon menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, rritje të efikasitetit operacional dhe forcim të sigurisë publike.

Lexo më shumë  Porti i Porto Romanos: Anatomia e një tenderi të kontestuar

Sveçla ka thënë se përmes këtij programi synohet ndërtimi i një policie më funksionale, më të balancuar në strukturë dhe më të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë, duke respektuar njëkohësisht kontributin dhe dinjitetin e zyrtarëve policorë.

Rruga Press

YouTube player