Kurti pret zyrtarin e NATO-s, diskutojnë për mbrojtjen, sigurinë dhe Xhandarmërinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Gjatë takimit, palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e teknologjisë, mbrojtjes dhe sigurisë.
Kryeministri Kurti foli edhe për prodhimin e municionit në Kosovë dhe rëndësinë e avancimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Në takim u trajtuan gjithashtu marrëdhëniet e mira me NATO-n, situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe zhvillimet aktuale politike.
Një ndër temat e diskutimit ishte edhe themelimi i Xhandarmërisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, kryeministri Kurti shpjegoi idenë e kësaj strukture dhe theksoi nevojën për forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n.
Rruga Press

