Lajme

“Po reduktojmë ushqimet, është bërë shumë e vështirë”, studentët e Elbasanit të zhgënjyer nga qeveria: Të na mbështesin edhe ne, duam që të ulet tarifa

Rritja e cmimeve ka prekur cdo kategori te shoqërisë. Mes shtresave në vështirësi janë edhe studentët të cilët në pjesën më të madhe të rasteve varen nga familja.  Vetë studentët pohojnë se janë të detyruar të reduktojnë shpenzimet madje edhe ato bazike sikunder janë ushqimet.

“Studentët nuk i përballojnë. Sforcohemi në mënyrën tonë. Duhet të ketë një mbështetje për studentët”.

“Është e vështirë sepse ke koston e rrugës, shkollimit, kemi filluar të kursejmë, nuk shkojmë në ambjente që kushtojnë. Ka edhe student që kursejnë për të ngrënë”.

Studentët kërkojnë një mbështetje financiare nga qeveria.

Lexo më shumë  Osmani takon kongresmenin Self, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

“Është e vështirë sidomos për ata që nuk janë nga qyteti i Elbasanit. Po kursejmë në cdo gjë. Po reduktojmë ushqimet. Duhet të ketë mbështetje edhe të reduktimi i tarifës.

“Nuk përballohet asgjë. Me vështirësi, me reduktu ca gjëra deri sa t’ia dalim .Të mbijetojmë. Lokalet nga tre herë në ditë, shkojmë dy herë. Duhet të kishte mbështetje edhe për studentët”.

YouTube player

Rruga Press

Lexo më shumë  ​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *