Shëndetësi

Çfarë ndodh me fëmijët që ulen para ekranit për shumë orë

Universiteti i Singaporit përmes një hulumtimi erdhi të konfirmojë atë që dyshonim për shëndetin e fëmijëve dhe përdorimin e ekraneve.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore The Lancet Child and Adolescent Health, fokusohet në shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, me gjetjet e tij që vërtetojnë edhe një herë efektet negative të përdorimit afatgjatë të pajisjeve elektronike si telefonat celularë dhe tabletët.

Hulumtimet kanë treguar se fëmijët e moshës dy deri në tre vjeç që kalojnë më shumë se tre orë në ditë para ekranit, qoftë në televizor, kompjuter apo pajisje celulare, bëhen më pak aktivë kur mbushin moshën pesë ose gjashtë vjeç, krahasuar me fëmijët që kalojnë më së shumti një orë në ditë para ekranit.

Sipas studimit, televizori ka ende vendin e parë, ku përqindja e fëmijëve që qëndrojnë para tij deri në një orë në ditë është mjaft e ulët. OBSH ka rekomanduar zyrtarisht se një orë është e mjaftueshme.

Fëmijët që ulen para ekranit për dy ose tre orë për më shumë se tre orë në ditë, bëjnë të paktën 40 minuta më shumë jetë sedentare kur arrijnë pesë ose gjashtë, duke pasur kohë më të kufizuar për aktivitet fizik, lojëra ose aktivitete të tjera.

Përveç kësaj, siç kanë treguar edhe studime të tjera në të kaluarën, monitorët zëvendësojnë aktivitete më të dobishme, siç është gjumi, ndërkohë që përdorimi i shtuar i tyre lidhet me probleme të ndryshme shëndetësore, kryesisht me obezitetin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *