KryesoreLajme

“Po mundohen me i gjetë diçka”, Viktor Buzhala mbështet Sejdiun: Kjo e përforcon edhe më tutje argumentin që ai është kandidati i duhur

Viktor Buzhala ka reaguar pas dakordimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Buzhala ka shprehur mbështetje për Sejdiun, duke thënë se ai po vlerësohet pozitivisht nga qytetarët, ndërsa kritikat ndaj tij, sipas tij, po vijnë vetëm nga persona që kërkojnë të gjejnë diçka për ta kundërshtuar.

Lexo më shumë  EFJ ngre alarmin për dhunën ndaj gazetarëve në Shqipëri: 55 sulme në 18 ditë, shumica të atribuuara efektivëve të Policisë

“Bekim Sejdiun krejt njerëzit normalë të këtij vendi janë tu e lavdëru. Janë tu mundu me gjetë najsend për të me e kritiku vetëm fëlliqanat.

Kjo e përforcon edhe më tutje argumentin që ai është kandidati i duhur”, ka shkruar Buzhala.

YouTube player