KryesoreLajme

​Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë e mirë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për marrëveshjen e arritur dje me LDK-në për çështjen e presidentit tha se shpreson që gjithçka të shkojë mbarë e mirë.

Kurti tha se po mundohen për të mirë, e po punojnë mbarë për këtë çështje, teksa paralajmëroi sot për një mbledhje të brendshme të VV-së, kurse nuk pranoi ta komentojë qëndrimin e deputetit të LDK-së, Abdullah Hoti, që doli kundër kësaj marrëveshjeje.

Lexo më shumë  Ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

“Tash kemi me shku në një aktivitet tjetër, e kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë të shkojë mbarë e mirë sepse po mundohemi për të mirë e po punojmë mbarë. Shkolla “Ilir Konushevci” sapo u përurua, ky është lajmi sot”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, LDK ka mbajtur sot mbledhje ku unanimisht i është dhënë mbështetje marrëveshjes së arritur dje.

Lexo më shumë  13 vendet në Shqipëri, ku çmimet të bëjnë të djersish, zemra të rreh shpejt dhe xhepi te rrezikoht: Çmimet nga supermarketi te karburanti te mjeku
YouTube player